13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë / Guvernatori Sejko prezanton MONEDHËN E RE

ë konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka prezantuar dhe një monedhë të re me rastin e këtij viti jubilar për këtë institucion.

Bëhet fjalë për një monedhë me vlerë 100 lekë, e cila sipas guvernatorit Sejko, nuk do të hidhet në treg por është përgatitur vetëm për këtë event.

“Është monedhë numizmatike pa kurs ligjor. Ku ka një djalë fshatar dhe Asdrenin. Në krahun tjetër është shenja e 100 vjetorit”, tha Sejko.

Banka e Shqipërisë ka të drejtën të emetojë kartëmonedha, monedha dhe medaljone për qëllime numizmatike. Ato përkujtojnë ngjarje dhe personalitete të rëndësishme.

 

Në vitin 1926 Banka Kombëtare e Shqipërisë shtypi për herë të parë një monedhë qarkullimi, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore. Ajo ishte monedha 20 Franga Ar e vitit 1926 dhe përkujtonte “Paktin e Miqësisë dhe Sigurisë” që Italia dhe Shqipëria nënshkruan në vitin 1926.

Kartëmonedha e parë e qarkullimit, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore ishte 20 Skënder i emetuar nga Katundaria e Korçës në 1921. Ajo përkujtonte konfirmimin e kufijve politiko-administrativë të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris (Lidhja e Kombeve), nëntor 1921 .

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit