E ardhmja e Evropës pas zgjedhjeve evropiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, zhvillimet gjeopolitike në Mesdheun Lindor, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, zgjidhja e krizës klimatike, por edhe zhvillimet ekonomike europiane, do të jenë temat kryesore të Konferencës dyditore ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor organizohen nga “Instituti Alexis Tsipras” dhe Fondacioni “Zoran Zaev”, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga Greqia.