17.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre.

Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe.

E kemi thënë dhe do ta themi sërish: e vërteta e BDI-së është Artan “non grata” Grubi, i cili me direktiva të Ali Ahmetit dhe me ndihmën e ish-gjyqtarit Enver Begjeti, duke marrë ryshfet, liroi nga burgu Sasho Mijallkovin.

Prandaj, kërkesat e tyre për zgjedhje i shohim si një kërkesë dëshpëruese dhe lutje neveritshme për t’u vardisur pas pushtetit.

Edhe thirrjet për “referendum” të treshes në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela janë përpjekja e fundit për mbijetesë politike.

Sipas të gjitha sondazheve, këtë narrativë të rreme të kësaj të ashtuquajture “Besëlidhje”, shqiptarët e refuzojnë me forcë.

Këtë e dëshmojnë rezultatet e çdo sondazhi, ku kandidatët e VLEN-it prijnê bindshëm. Sepse shqiptarët tashmë e kanë parë këtë film për 23 vite, flasin për shqiptari, ndërsa komunat shqiptare ende luten për ujë të pijshëm dhe kanalizim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit