8.8 C
Skopje
Friday, December 5, 2025

Virozat, shtohet numri i pacientëve në ambulanca

Shkup, 5 dhjetor – Nëpër ambulanca po shtohet numri i pacientëve me viroza. Mjekët amë vetëm në një turn kontrollojnë deri në 60 pacientë. Ata janë fëmijë të prekur nga viruset e barkut, plogështi, të vjella, tek të cilët nga dita e tretë nis edhe barkqitja. Të rriturit paraqiten me infeksione respiratore.

“Simptomat janë jospecifike. D.m.th. te pacientët kemi plogështi, kokëdhembje, djegie dhe kruarje të hundës, syve, fyt i thatë me dhimbje, gjithashtu dhimbje në muskuj, si dhe koll i thatë. Kolli i thatë është simptoma më dominante. Nëse pacientët nuk kanë shenja më të theksuara deri në ditën e shtatë, atëherë të marrin sprej për hundë, tablete fyti, lëngje, supa, çajra, të pushojnë, paracetamol për trajtimin e simptomave. Të mos niset me antibiotik, përderisa nuk ka simptoma më të theksuara.”, – deklaroi mjekja, Sandra Pançevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit