9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Vendimi për lehtësimin e shpenzimeve pati efekt, shporta e tetorit më e lirë!

Shkup, 8 nëntor – Masa qeveritare që të ketë enkas shportë të vjeshtës ka ndikuar dukshëm në uljen e shpenzimeve për muajin tetor. Kjo metodë dhe këto rezultate dukshëm duhet të shërbejnë si shëmbëlltyrë për të vazhduar tutje. Lehtësimi i jetës së qytetarëve nënkupton krijimi i kushteve të volitshme për të vazhduar jetën në këtë vend. Sepse, me avazin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionit në të njëjtën kohë jeta e qytetarëve vetëm sa shkonte e vështirësohej. Kujtojmë që, me vendim të Qeverisë, për 73 produkte ushqimore të përfshira në shportën e konsumit të vjeshtës marzha bruto e fitimit ishte kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ato produkte në markete ishin të shënuara me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”. shkruan Zhurnal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit