Trump kritikon NATO, paralajmëron ndryshime në vendosjen e trupave amerikane

Pas takimit të tij me Mark Rutte të mërkurën, Donald Trump ka dërguar një mesazh të qartë mbi NATO-n dhe të ardhmen e aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “NATO nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë aty kur të na duhet përsëri. Kujtoni Groenlandën, atë copë të madhe akulli të keqmenaxhuar!!!”

Rutte, nga ana e tij, tha për CNN se takimi ishte “i sinqertë” dhe pranoi zhgënjimin e Trump për disa vende evropiane që nuk kanë mbajtur angazhimet e tyre.

Sipas Wall Street Journal, Shtëpia e Bardhë ka propozuar një plan për të zhvendosur trupat amerikane brenda NATO-s me qëllim që të “ndëshkojë” vendet që nuk e mbështetën mjaftueshëm SHBA-në dhe Izraelin gjatë operacioneve kundër Iranit, dhe të shpërblejë vendet më mbështetëse.

Plani, ende në faza të hershme, parashikon zhvendosjen e trupave nga shtetet anëtare që konsiderohen “jo bashkëpunuese” drejt vendeve që treguan mbështetje më të madhe për fushatën ushtarake amerikane. Ai mund të përfshijë edhe mbylljen e bazave në vende si Spanja ose Gjermania.

Pakënaqësi mes aleatëve

Disa shtete evropiane kanë shkaktuar pakënaqësi tek Trump që nga kthimi i tij në pushtet. Spanja nuk ka rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe ndaloi përdorimin e hapësirës ajrore për operacionin kundër Iranit. Gjermania kritikon luftën, Italia bllokoi përkohësisht një bazë në Siçili, ndërsa Franca lejoi përdorimin e bazës së saj jugore vetëm për avionë që nuk merrnin pjesë në sulme.

Nga ana tjetër, vendet më mbështetëse si Polonia, Rumania, Lituania dhe Greqia mund të përfitojnë nga një forcim i pranisë amerikane, duke rritur ndikimin e tyre në rajon dhe duke përforcuar lidhjet me SHBA-në.

Sipas WSJ, Shtetet e Evropës Lindore ishin ndër të parat që treguan gatishmëri për të lejuar përdorimin e bazave të tyre nga forcat amerikane, veçanërisht për operacione në Ngushticën e Hormuzit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit