11.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Tragjedia në Koçan: Të hënën priten kthimet e para të pacientëve të lënduar

Nga e hëna priten kthimet e para të pacientëve të lënduar nga zjarri i ndodhur në Koçan, të cilët janë dërguar jashtë vendit për trajtim.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, njoftoi se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë brenda vendit, pasi djegiet janë një proces mjekësor që mund të zgjasë disa muaj..

“Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë fëmijët tanë dhe mendoj se kthimet e para do t’i kemi që të hënën”, tha Klekovski.

Ai siguroi se atje ka mjekë të kualifikuar për trajtimin e djegieve, përfshirë një ekip nga qendra e dikurshme e djegieve në Klinikën e Sëmundjeve Kirurgjike “Shën Naum Ohri”, e cila është mbyllur që nga viti 2016.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit