13.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Svelça: Një refketim i aspiratave tona për kufij të hapur

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla potencoi se përurimi i sotëm i Sistemit për kontroll të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë paraqet hap të rëndësishëm të bashkëpunimit mes dy shteteve me rezultat konkret, i cili kontribuon për lehtësimin e lëvizjes ndërkombëtare dhe afrimit të qytetarëve nga të dy vendet.

“Sot kurorëzojmë një projekt të institucioneve tona të punëve të brendshme, me të cilin lehtësohet kontrolli i këtij kalimi kufitar dhe kalimit kufitar Glloboçicë. Ky padyshim është një reflektim i aspiratave tona të përbashkëta për kufij të hapur, por edhe të sigurt. Formati i një kalimi kufitar me vetëm një ndalesë tashmë është zbatuar me sukses me Republikën e Shqipërisë, ndërsa jam i bindur se do të jetë i suksesshëm edhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Sveçla në ceremoninë, ku morën pjesë kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti.

Si vende aleate, shtoi ai, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për të garantuar sigurinë në mënyrë që vendet tona të mos jenë në asnjë mënyrë zonë e sigurt për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme.

Vendkalimi kufitar Bllacë është një nga më të ngarkuarit në vend dhe e shfrytëzojnë mbi 4,3 milionë udhëtarë në vit. Ai është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, por edhe për transitin ndërkombëtar të njerëzve dhe mallrave

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit