7.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Sot në Komunën e Çairit u miratuan 10 avancime dhe 11 vendime për të punsuarit

Sot, në Komunën e Çairit u miratuan 10 avancime dhe 11 vendime me fokus të veçantë tek sigurimi i stabilitetit institucional dhe përmirësimi i kushteve për të punësuarit e administratës komunale.

Këto masa synojnë krijimin e një strukture të qartë funksionale, transparencë më të madhe, standardizim të procedurave të brendshme si dhe rritje të mbështetjes profesionale për stafin administrativ.

Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, theksoi se “fuqizimi i administratës fillon nga brenda – përmes një qasjeje të drejtë, dinjitoze dhe të qëndrueshme ndaj çdo punonjësi që shërben qytetarët me përkushtim të përditshëm”.

Vendimet e marra janë pjesë e vizionit për një administratë moderne dhe efikase, në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit