Prishtina sonte nuk do të jetë thjesht një qytet, por zemra rrahëse e të gjithë shqiptarisë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati të dëshmojë atë që dikur dukej e pamundur: Kosovën në finalen e madhe të Play-Off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.
Pas asaj përmbysjeje thuajse të pabesueshme dhe fitores heroike kundër Sllovakisë, djemtë tanë janë vetëm 90 minuta larg historisë. Përballë është Turqia, një kundërshtar i fortë, por vullneti i “Dardanëve” dhe mbështetja e pamohueshme e publikut janë forca që nuk njeh limite. Kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli; është kulmi i një rrugëtimi plot sakrifica, talent dhe krenari kombëtare.
Ndërkohë sa I përket ndeshjes Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka miratuar vendimin për t’i ndarë 500 mijë euro shpërblim përfaqësueses së Kosovës. Kjo shumë do të transferohen në llogarinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku më pas FFK do t’ia shpërndajë futbollistëve dhe stafi. Në rast se Kosova shkon në Botërorë, atëherë Qeveria e Kosovës do t’i ndajë edhe 1 milionë euro të tjera premio për futbollistët dhe stafi.



