Ndryshimi në botë kërkon një ndryshim në arsim, duke e parë realitetin përmes syve të gjeneratave të reja, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në Samitin Botëror të Laureatëve, i cili mbahet sot në Dubai, në prag të Samitit Botëror të Qeverive.
Në takimin emiment, në të cilin marrin pjesë rreth 150 shkencëtarë të shquar, përfshirë nobelistë dhe liderë të institucioneve kërkimore nga e gjithë bota, Siljanovska-Davkova theksoi se në një kohë të rritjes së inteligjencës artificiale, arsimi nuk është më një rrugë njëkahëshe e transmetimit dhe memorizimit të fakteve, por një trialog midis mësuesit, nxënësit dhe inteligjencës artificiale. Ajo theksoi nevojën që fokusi i arsimit të zhvendoset në të menduarit kritik dhe krijues.
“Inteligjenca artificiale është pjesë e modelit të ri të arsimit. Ajo nuk mund dhe nuk duhet të ndalohet. Megjithatë, duhet të rregullohet, pasi mbart rreziqe të shumta, përfshirë varësinë”, tha presidentja.
Sipas saj, arsimi duhet të fillojë të përqendrohet në stabilitetin mendor, inteligjencën emocionale dhe arsyetimin etik dhe moral, të cilat i mungojnë inteligjencës artificiale.



