Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi.
Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.
Po si ta përgatisni atë fare lehtë për ta konsumuar edhe ju në shtëpitë tuaja?
Qëroni fillimisht të gjithë përbërësit.
Vendosini të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj dhe trazojini për disa minuta.
Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.
Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.
Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetëshëm.