16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Shtyrja e afatit jep rezultat, afër 300 vetura i konvertuan tabelat në RKS nga 1 dhjetori

Shtyrja e sërishme e afatit për konvertimin e targave ilegale nga KM në RKS në katër komunat në veri të Kosovës ka dhënë rezultat.

Afër 300 qytetarë serbë kanë konvertuar automjetet e tyre në RKS prej 1 dhjetorit, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani, ka thënë për Gazeta10 se deri më sot janë 3 mijë e 230 vetura që janë kthyer në RKS.

Sipas tij vazhdon interesimi i qytetarëve serbëve në këtë pjesë të Kosovës për regjistrimin e veturave me targa vendore.

“Deri më tani 3 mijë e 230 vetura janë konvertuar në RKS”, ka thënë Elshani për Gazeta10.

Në fillim të muajit nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pati njoftuar se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më 1 dhjetor 2023.

E pas interesimit të madh, MBP ka shtyrë deri me 15 dhjetor afatin për regjistrin e veturave në RKS. /Gazeta10

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit