27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Shqipëria nuk shkoi në finale të Eurovizionit, këto shtete kaluan

Shqipëria nuk u kualifikua në finale të Eurovizionit. Besa Kokëdhima me këngën “Titan” nuk arriti ta kalojë gjysmëfinalen e dytë. U kualifikuan dhjetë nga gjashtëmbëdhjetë shtetet që konkurruan, shkruan Portalb.mk.

Shtetet që siguruan një vend në finalen e madhe: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.

Për këtë vit garën së bashku me Shqipërinë e ndërprenë: Malta, San Marino, Çekia, Belgjika dhe Danimarka.

Përveç shteteve konkurruese, nga pesëshja e madhe në skenë sonte u ngjitën Franca, Italia dhe Spanja.


Besa në skenë performoi e dyta. Kënga e Shqipërisë këtë vit nga kritikët është cilësuar si një nga përfaqësimet më të mira të Shqipërisë deri më tani në festival, megjithatë nuk arriti të kualifikohet për finalen e madhe. Performancën e saj mund ta ndiqni në vijim

Në gjysmëfinalen e dytë performoi edhe fituesja e Greqisë në vitin 2005, Helena Paparizou me këngën fituese “My number one”. Performuan edhe Charlotte Perrell fituesja e Suedisë në vitin 1999 me këngën “Take me to your heaven” si dhe Sertab Eneer fituesja e Turqisë në vitin 2003 me këngën “Every way that I can”.

Derisa kaklukoheshin votat, “We just love Eurovision too much” u performua nga prezantuesja Petra Mede së bashku me Charlotte Perrelli, Lynda Woodruff. Ndërsa Käärijä nga Finlanda që vitin e kaluar doli në vendin e dytë këndoi këngën “Cha cha cha”.

Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën (7 maj), ku në finale kaluan dhjetë shtete: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën (11 maj) ku do të performojnë 26 shtete, njëri prej të cilëve do të fitojë.

Maqedonia e Veriut për herë të dytë radhazi nuk merr pjesë në festival.

As Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion pasi transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Eurovizioni këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Eurovizioni sivjet realizohet në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit