Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë. Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se për herë të parë në histori, vendi zgjedh vetë se më kë do të martohet.
“Kam shumë mirënjohje me të cilat dua të them disa fjalë, duke nisur me falënderimin për ju që jeni siguruar të mbahet premtimi që, kur jepen rezultate, shpërblehemi. Sot çelëm një tjetër grupkapitull, që përbën 5 në 11 muaj dhe me sa di unë ky është një rekod. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit brenda vitit, me shpresë se do ta bëjmë së bashku. Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi një herë e përgjithmonë. Ne e dimë që ka sfida, por e dimë edhe që s’ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera jonë e parë në një histori të zgjedhim lirisht se me kë duam të martohemi. Kjo është një perandori, pjesë e së cilës duam të jemi — një perandori vlerash, sigurie”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë