Shkup, mungesë autobusësh të numrit 9 dhe 19! Qytetarët ankohen për pritje të gjata

Shkup, 19 shkurt –Mungesa e autobusëve në linjat 9 dhe 19 në Fushë Tophanë dhe Shutkë po shkakton pritje të gjata për qytetarët në këtë zonë.

Qytetarët shprehen te revoltuar pas detyrohen të paguajnë taksi për të shkuar në punë dhe spitale.

-Shoferët po bëjnë muhabet, ndërsa këtu është vetëm një autobus 9, tjetër nuk ka! Dhe kë po e tallin këta shoferët, kë? Ne maqedonasit dhe romët jemi pakicë këtu, po tallen me popullin e tyre, ata as nuk mund të shkojnë në spital, as në punë, askund. As të bëjnë biznes. Ja fëmija këtu, 250 denarë ua ka marrë taksisti. 500 denarë.

-Presim një kohë të gjatë, ka më shumë se 20 minuta.

-Prej 19 po ankohen, por prej 9 nuk e di sigurisht nuk ka! Nuk kanë mjaftueshëm autobusa.

-Rrallë ka autobusë, pritet nga një orë dy.

Për këtë kërkuam përgjigje nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit