Regjim i përkohshëm i trafikut në Çair për shkak të aktiviteteve ndërtimore

Shkup, 9 shkurt – Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës “Lazar Tërpevski” (rruga “Ferid Murat”), prej sot do të vendoset regjim i përkohshëm i ndryshuar i trafikut në Komunën e Çairit.

Siç informojnë nga SHN “Granit” SHA Shkup, ndryshimi zbatohet sipas Lejes së dhënë për ndryshim kohor të regjimit të trafikut nga Qyteti i Shkupit me numër 15-13418/4, nga 2 shkurti i vitit 2026.

Regjimi i përkohshëm i trafikut do të jetë në fuqi në periudhën nga 9 shkurti i vitit 2026 deri më 2 shkurt të vitit 2027.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit