-0.2 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Veles-Negotinë, autostradën Shkup-Kumanovë afër Bunarxhikut dhe aksin Demir Kapi-Smokvicë

Regjim të përkohshëm të komunikacionit nga data 08.10.2024 deri më 31.12.2024 do të ketë në autostradën A1 aksi Veles – Negotinë për shkak të ndërtimit të aksit Gradsko – Drenovë. Siç njoftojnë nga LAMM pas njoftimit nga STRABAG AG Shkup, komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të përkohshëm me sinjalistikë të vendosur të komunikacionit.

Në autostradën Shkup – Kumanovë, më saktë autostrada A1/A2 aksi nga qarkorja ZZHTI Bunarxhik deri para pikë-pagesës Milladinovci, 04.10 – 10.10.2024 prej orës 7:00 deri në orën 19:00 do të zhvillohen aktivitete ndërtimore për rehabilitim dhe riparim të korsisë së majtë (të shpejtë) e cila do të jetë e mbyllur për qarkullim dhe komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e djathtë dhe ndihmëse ku është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, njoftojnë nga DSHTSH Eskavatori – MK SHPKNJP

Sintek inxhenering SHPKNJP njofton për fillim ë ndryshimti të përkohshëm të komuniakcionit në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë prej 03.10.2024 deri më 01.12.2024, për shkak të rikonstruimit të tubit të djathtë në Tunelin T1. T1 do të jetë tërësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet në tubin e majtë të tunelit me zhvillim dykahësh të komunikacionit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit