Shkup, 28 tetor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në ambient të hapur në gjithë territorin e vendit dhe të gjitha janë shuar. Në Shkup ka pasur një, në Gjevgjeli dhe Manastir nga dy dhe në Prilep një zjarr në ambient të hapur, pas çka janë djegur pyje e përzier, bimësi e ulët…, kumtoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Katër zjarrfikësit nga Brigada territoriale kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit dje prej ora 14:45 deri në orën 21:00, me një automjet kanë shuar vegjetacionin e ulët dhe pyje të përzier në atarin e fshatit Aldincë të Komunës së Studeniçanit.
NJTKZ Gjevgjeli dje prej orës 11:35 deri në orën 13:35, me një automjet dhe dy zjarrfikës ka intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në një sipërfaqe prej pesë hektarësh në atarin e fshatit Bogorodicë. Pesë zjarrfikës me dy automjete dje prej orës 13:00 deri në orën 17:00, kanë intervenuar në djegien e bimës së ulët, gardheve, kallamishteve, manaferrave dhe shelgjeve në një sipërfaqe prej 10 hektarë në fshatin Miletkovë.