10.8 C
Skopje
Monday, October 20, 2025

Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar. Tre arsyet e ndarjes së çiftit mbretëror

Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur ndërsa janë zbardhur arsyet e paraqitura nga çifti për kërkesën për divorc.

Mësohet se 3 arsyet e forta që çuan në ndarjen e çiftit mbretëror janë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës. Më tej bëhet me dije se arsye janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka. Më zbardhjen e këtyre arsyeve hidhet poshtë shkaku i aluduar ai i tradhëtisë.

Në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia. Në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë e cila bëri bujë pas paditjes nga palët për dhunë. Gjithashtu u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror ku u raportua për përplasje fizike mes princ Lekës, Elia Zaharia dhe babai të saj, Gjergj Zaharia.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit