Lubomir Danailov-Fërçkovski ka kryer përdorim të paligjshëm dhe të paqëllimshëm të mjeteve buxhetore mbi bazën e marrjes së avanseve për udhëtim zyrtar, mbi bazën e moskthimit të plotë të depozitës për rezidencën e ambasadorit, për tejkalimin e shumës së lejuar për shpenzimet e telefonit celular si dhe për pagesa të paarsyeshme dhe të dyfishta të disa faturave të telefonit, për një saldo të papastruar në arkën e Misionit të Përhershëm të RM-së pranë OKB-së në Nju-Jork, për shpenzime për përfaqësim më shumë se mjetet e caktuara nga MPJ në llogarinë e Misionit në Nju-Jork, si dhe për tërheqje të parave nga arka e Misionit të Përhershëm për riparimin e një veture zyrtare pa pëlqimin paraprak të MPJ-së, shkruan, netpress.com.mk
Ish-shefi i Misionit të Përhershëm të Maqedonisë pranë OKB-së në Nju-Jork, Lubomir Fërçkovski, së bashku edhe me tre persona të tjerë, është i dyshuar për keqpërdorim në detyrë. Kundër tij dhe të tjerëve dje është dorëzuar padi penale, sipas së cilës dyshohet se kanë kryer vepër penale sipas nenit 353 të Kodit Penal.
Sipas padisë, Fërçkovski si person zyrtar – Shef i Misionit të Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nga 20 prilli 2022 deri më 6 tetor 2024, e ka keqpërdorur detyrën pasi ka vepruar në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 25 prill 2023 dhe kundërshtoi Mendimin e Ministrisë së Financave të datës 23 korrik 2023.
Në llogarinë e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë pranë OKB-së janë derdhur 3,998,721.72 dollarë amerikanë, nga shitja e përbashkët e një objekti sukcesiv të RSFJ-së në Nju-Jork. Nga këto para, në llogarinë e Buxhetit të Maqedonisë janë derdhur më pas 3.94 milionë dollarë amerikanë. Shuma e mbetur prej 58,721.72 dollarësh amerikanë, ka mbetur në llogarinë e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë në OKB.
“Ai, edhe pse ishte i obliguar, nuk i ka transferuar mjetet në llogarinë e Buxhetit të RM-së dhe i ka shpenzuar ato në mënyrë të paligjshme dhe të paqëllimshme, duke vepruar në kundërshtim me: Rregulloren për punë financiare dhe materiale të përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, Udhëzimin për mbajtjen e evidencës financiare dhe materiale të përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, Rregulloren për pagat, shtesat e pagës dhe kompensimet e shpenzimeve të caktuara për të punësuarit në përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Procedurën e brendshme për mënyrën dhe procedurën e planifikimit, zbatimit dhe realizimit të prokurimeve publike në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit”, thuhet në padinë penale.
Më tej thuhet se “në këtë mënyrë, Lubomir Danailov-Fërçkovski ka kryer përdorim të paligjshëm dhe të paqëllimshëm të mjeteve buxhetore mbi bazën e avanseve për udhëtim zyrtar, për moskthimin e plotë të depozitës për rezidencën e ambasadorit, për tejkalimin e shumës së lejuar për telefon mobil, për pagesa të paarsyeshme dhe të dyfishta të disa faturave për telefon, për një saldo të papastruar në arkën e Misionit të Përhershëm të RM-së në OKB në Nju-Jork, për shpenzime për përfaqësim më shumë se mjetet e caktuara nga MPJ në llogarinë e Misionit në Nju-Jork, dhe për tërheqje të mjeteve nga arka e Misionit të Përhershëm për riparimin e një veture zyrtare pa pëlqimin paraprak të MPJ-së, duke shkaktuar një dëm material në shumën prej 57,855.18 dollarësh amerikanë”.
Me veprimet e sipërpërmendura të kundërligjshme, i padituri i parë Lubomir Danailov-Fërçkovski, e paditura e dytë Katina Georgieva, i padituri i tretë Jon Ivanovski dhe e paditura e katërt Ivana Spikovska, kanë shkaktuar një dëm të përgjithshëm në buxhetin shtetëror në vlerë prej 116,576.9 dollarësh amerikanë, thuhet në padinë penale.





