Më shumë se 65.000 njerëz morën pjesë në notin tradicional të Vitit të Ri në det në Holandë, teksa më shumë se 10.000 njerëz u hodhën në det nga plazhi në lagjen Scheveningen të Hagës.
Siç raportohet nga portali NL Times, numri prej 65.000 personash përfaqëson një rekord të ri, dhe njerëzit u hodhën në det nga 163 vende në Holandë. Që nga 1 janari i kaluar, rreth 50,000 njerëz morën pjesë në not, duke u hedhur në det nga 143 lokacione në vend.
Temperatura e ujit në plazhin në Scheveningen ishte rreth shtatë gradë celsius dhe frynte një erë e fortë, dhe siç raporton NL Times, dielli u shfaq vetëm kur njerëzit dolën nga uji dhe nisën të thaheshin.





