Një i mitur me automjetin e tij ka goditur një automjet tjetër dhe një këmbësor, i cili po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 11:30 u njoftua për një aksident rrugor në fshatin Konjarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, në të cilin një automjet udhëtarësh me targa të Shkupit i drejtuar nga një i mitur ka goditur një automjet udhëtarësh të parkuar me targa të Shkupit dhe këmbësorin I.F. Si pasojë e aksidentit, është lënduar këmbësori i cili u dërgua në Qendrën e Urgjencës “Nëna Terezë”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje të rrezikshme për jetën”, sqaroi MPB-ja.
Siç shtuan, është njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.



