Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski kryeson delegacionin maqedonas të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Igor Janusev, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Goce Dimovski, drejtor i Drejtorisë së TIRZ, i cili sot në Abu Dhabi u takua me Walid Al Mokarab Al Muhari – Zëvendës nga kompania Arabe Embadala.
Në takimin, ku u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm, Nikolloski prezantoi kushtet që i ofron Maqedonia investitorëve të huaj, si dhe mundësitë potenciale për investime në Maqedoni.
Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për të hapur perspektiva të reja mes dy vendeve, duke theksuar se Maqedonia ka një pozitë të shkëlqyer gjeografike që i ofron investitorëve përparësi në rajon dhe lidhje të drejtpërdrejtë me tregjet në Evropën Qendrore.
Në takim Nikoloski prezantoi edhe mundësitë për investime në sferën e turizmit, infrastrukturës dhe bujqësisë. Ai para të pranishmëve prezantoi planin për zhvillimin e infrastrukturës së Republikës së Maqedonisë me fokus të veçantë në modernizimin e korridoreve të transportit.
Gjithashtu në takim u shkëmbyen ide për mbështetjen e sipërmarrjes dhe sektorit privat në fushën e teknologjisë, inovacionit, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe sektorë të tjerë.
Mubadala është një kompani investimi me një portofol prej 302 miliardë dollarësh që operon në gjashtë kontinente në sektorë të ndryshëm.
Takimi i sotëm është në kuadër të vizitës zyrtare të qeverisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.