Nesër do të promovohet libri i ri i Mira Kazhani-t, “Një ditë tjetër”

Shkrimtarja Mira Kazhani vjen para lexuesve me librin e saj më të ri, “Një ditë tjetër”, i cili do të promovohet më 2 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 17:00, në ambientet e Librarisë Dukagjini, në Sheshin Nënë Tereza.

Ky promovim shënon një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe përbën një mundësi të veçantë për publikun që të njihet më nga afër me krijimtarinë letrare të autores, si dhe me universin tematik që sjell vepra e saj më e fundit.

Ngjarja pritet të mbledhë dashamirë të librit, përfaqësues të medias dhe të botës kulturore, duke u shndërruar në një hapësirë diskutimi dhe reflektimi mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Promovimi i librit “Një ditë tjetër” vjen si një tjetër dëshmi e angazhimit të Mira Kazhani-t për të sjellë një zë të veçantë në letërsinë shqipe, duke e përfaqësuar atë në mënyrë autentike dhe të ndjeshme./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit