Ka përfunduar restaurimi i Mullirit të Cermjanit, një nga asetet më të rëndësishme të arkitekturës tradicionale dhe të zhvillimit bujqësor të zonës.
Ky mulli përfaqëson një vlerë të çmuar të trashëgimisë kulturore dhe historike të komunitetit lokal, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes së monumenteve dhe objekteve historike në çdo cep të vendit, njofton KultPlus.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, theksoi se ruajtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë mbeten një prioritet i vazhdueshëm për institucionet dhe komunitetin./KultPlus.com



