17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Miteva: Të rinjtë po e marrin vendin qendror në vendimmarrje – kupon 250 euro për tabletë për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në deklaratë për mediat ka deklaruar se Qeveria po punon drejt zbatimit të masës për dhënien e kuponëve për sudentët që të pajisen me mjete dixhitale, si dhe për të ndihmuar të rinjtë për biznes.

Deklarata e Plotë

“Të rinjtë patjetër duhet të kenë vendin qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në sjelljen e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht kupona në vlerë 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë.

Lidhur me të njëjtën, dua të njoftoj se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes që është më e favorshme dhe përmes së cilës do të gjendet më metodologjia më e mirë për shpërndarjen e mjeteve financiare të siguruara.

Përkatësisht, synohet që të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes kuponëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.

Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë?

Në një epokë gjithnjë e më dixhitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe programet edukative është thelbësore për të mësuarit në mënyrë efektive. Këto kupona do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë tërësisht në arsimimin e tyre.

Kjo nismë nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin e ndarjes dixhitale, por gjithashtu mbështet angazhimin tonë për të nxitur një mjedis arsimor më të barabartë. Ne e kuptojmë se shumë familje përballen me sfida financiare kur bëhet fjalë për investimin në teknologji dhe ne duam të lehtësojmë një pjesë të kësaj barre.

Njohuritë dhe aftësitë e fituara duke përdorur teknologjinë janë jetike për karrierën e tyre të ardhshme dhe zhvillimin personal.

Përveç përfitimeve individuale, kjo nismë do të forcojë institucionet tona arsimore.

Pas përfundimit të negociatave me kompanitë e IT nga fundi i këtij viti, ne do të ofrojmë më shumë detaje mbi procesin si dhe udhëzime se si të rinjtë mund të maksimizojnë përfitimet e këtyre kuponëve. Inkurajojmë studentët dhe prindërit që të përfitojnë plotësisht nga kjo mundësi.

Së bashku, le të sigurohemi që të gjithë të rinjtë tanë të kenë mjetet që u nevojiten për të përparuar në një botë që ndryshon vazhdimisht”./Ora24

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit