“Mini-fermë” bitkoinësh zbulohen në Butel: Vjedhje masive rryme nga trafostacioni, dëmi 16 milionë denarë

Shkup – Një rast i rëndë i vjedhjes së energjisë elektrike është zbuluar në një objekt afarist në rrugën “Butelska”, ku përmes lidhjeve të paligjshme nga trafostacioni është furnizuar energji për sisteme me karta grafike për nxjerrje bitkoinësh.
Pas dyshimeve për shfrytëzim të paautorizuar të rrymës, Ekipi për zbulimin e keqpërdorimeve ka kërkuar ndërhyrjen e MPB-së dhe angazhimin e një eksperti të autorizuar. Gjatë kontrollit është konstatuar lidhje ilegale e tre kabllove të tensionit të ulët drejtpërdrejt në trafostacion, në pronësi të Elektrodistribuimit.
Objekti, një ish-mullir, rezulton të jetë përdorur për furnizim të paligjshëm të pajisjeve për “mining” të kriptovalutave.
Sipas institucioneve kompetente:
është përpiluar procesverbal për shfrytëzim të paautorizuar,
është hartuar raport dhe mendim ekspert,
është dorëzuar kallëzim penal në MPB sipas nenit 235-a të Kodit Penal,
ndërsa dëmi financiar vlerësohet në 16 milionë denarë, për të cilin është lëshuar faturë për kompensim.
Hetimet për rastin vazhdojnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit