15.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Mexhiti: Përmbyllëm rkonstruksionin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë

Kryetari i ardhshëm i Cairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se me sukses është përmbyllur rikonstruimi i rrugës “Batanska” në lagjen Tophanë, shkruan Alfax.mk

Sipas tij, ky është edhe një premtim i mbajtur në Çair.

“Një tjetër premtim i mbajtur në Çair! Me sukses përmbyllëm rikonstruksionin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë, një investim që sjell ndryshim të prekshëm për banorët e kësaj zone. Brenda një kohe të shkurtër, u realizua një rrugë e re me asfalt modern, bazament të përforcuar dhe sistem të avancuar kullimi, duke garantuar qëndrueshmëri afatgjatë, siguri dhe komoditet më të madh për të gjithë qytetarët. Ky është Çairi që ecën përpara, me projekte konkrete që përmirësojnë çdo lagje dhe çdo rrugë. Faleminderit ekipeve për profesionalizmin dhe banorëve për bashkëpunimin. Urime për rrugën e re, për Tophanën qe po ndryshon pamje!”, ka shkruar Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit