10.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Mexhiti: Komunat janë partnerë kyç në transformimin ekologjik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot zhvilloi takim pune me kryesinë e BNJVL-së, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, në të cilin para kryesisë prezantoi në detaje Konkursin publik për financimin e projekteve në fushën e mjedisit jetësor për vitin 2025.

Postimi i plotë i Izet Mexhitit

229 milionë denarë për projekte mjedisore, komunat do të marrin rolin udhëheqës!

Komunat janë partnerët tanë më të rëndësishëm në terren, ato e njohin më së miri realitetin dhe sfidat mjedisore lokale. Prandaj, këtë vit po ofrojmë mbështetje financiare prej 229 milionë denarë për projekte konkrete për nivel lokal, që përfshijnë nga ujësjellësi dhe kanalizimi, deri te menaxhimi i mbeturinave dhe edukimi i qytetarëve.

Sot pata një takim pune shumë produktiv me kryesinë e BNJVL-së, ku prezantova Konkursin për financimin e projekteve mjedisore për vitin 2025.

I inkurajoj të gjitha komunat që të aplikojnë dhe të bëhen forca shtytëse e ndryshimeve pozitive në mjedisin e komuniteteve të tyre.

Është koha për veprim!

——————–

229 милиони денари за еколошки проекти, oпштините ќе ја преземат водечката улога!

Општините се нашите најважни партнери на терен, тие најдобро ја познаваат реалностa и локалните еколошки предизвици. Затоа, годинава обезбедуваме финансиска поддршка од 229 милиони денари за конкретни проекти на локално ниво, од водовод и канализација, до управување со отпад и едукација на граѓаните.

Денеска имав многу продуктивна работна средба со раководството на ЗЕЛС, на која го презентирав Конкурсот за финансирање еколошки проекти за 2025 година.

Ги охрабрувам сите општини да аплицираат и да станат движечка сила за позитивни промени во средината на нивните заедници.

Време е за акција!

https://www.facebook.com/share/p/1B6bY1PyAo/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit