14.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Mexhiti inspekton punimet në rrugën “Nexhat Agolli”: Serava po bëhet me infrastrukturë moderne

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” në Seravë, një projekt që përfshin rreth 630 metra katror sipërfaqe.

Ky investim sipas Mexhitit është pjesë e vizionit të tij për një Çair modern dhe me standarde evropiane, ku çdo familje do të ketë kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë që lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete.

“Ky është një hap konkret që tregon përkushtimin tonë për të sjellë zhvillim real në çdo lagje. Serava dhe e gjithë komuna e Çairit do të ndihen më afër institucioneve që punojnë për qytetarët. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin”, theksoi Mexhiti.

Sipas Mexhitit ky projekt është dëshmia më e mirë se vizioni i VLEN-it nuk mbetet në fjalë, por përkthehet në vepra konkrete, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit