Më 18 shkurt debat publik rreth propozim ligjit për drejtues të rinj në morganet e drejtorisë shtetërore

Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën  e sotme ka marrë vendim për mbajtje të debatit publik rreth versionit punues të Propozim ligjit për drejtues të lartë në organet e administratës dhe fondeve shtetërore.

Debati publik, siç theksoi kryetari i Komisionit, deputeti Lupço Prenxhov do të mbahet më 18 shkurt në ora 12. Sipas tij, bëhet fjalë për një prej ligjeve që janë pjesë e axhendës reformuese, ndërsa administrata publike shpesh herë është shënjestër e kritikave nga Komisioni Evropian dhe populli.

Në seancën e sotme, Komisioni e miratoi edhe Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024.

Lidhur me Raportin vjetor, kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, theksoi se janë dhënë të dhëna të detajuara për punën, të renduara sipas kompetencave ligjore. Dokumenti, theksoi ai, paraqet një pasqyrë të detajuar të punës së Komisionit në periudhën e treguar. Ai përmban disa vërejtje përfundimtare dhe rekomandime për përmirësimin e punës së Komisionit, si dhe mangësi ligjore.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në debat për Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit