“Mallorca Diario” artikull për Shqipërinë, Gonxhja: Interes në rritje si destinacion autentik

Shqipëria si një destinacion i jashtëzakonshëm turistik vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar në prestigjiozen “Mallorca Diario”.

Gazeta e njohur spanjolle i ka kushtuar një artikull të veçantë vendit tonë, pas takimit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, duke theksuar rolin në rritje të Shqipërisë në hartën turistike ndërkombëtare.

Artikulli përfshin një intervistë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili paraqiti vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

“Ky vlerësim nga një media prestigjioze evropiane konfirmon interesin në rritje për Shqipërinë si një destinacion autentik, konkurrues dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen”, iu referua Gonxhja artikullit në median spanjolle.

Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrit, Spanjë, tërhoqi interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës, duke reflektuar rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si destinacion turistik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit