4.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Macja e madhe misterioze kapet nga kamera në malet e Arizonës (VIDEO)

Zyrtarët e kafshëve të egra në Arizona po përpiqen të identifikojnë një mace të madhe misterioze të kapur nga kamera në rezervatin e malit Phoenix.

Një video e postuar në YouTube nga Jen Fletcher tregon një krijesë të paidentifikuar që duket të jetë një mace e madhe në vargmalin malor.

Tom Cadden, zëdhënës i Departamentit të Peshkut në Arizona, tha se zyrtarët e kanë parë videon, por ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë kafshën.

“Nuk është një nga speciet tona vendase të maceve të mëdha, luani i malit, bobcat, ocelot apo jaguar”, tha Cadden për Arizona Republic. “Është goxha e madhe për një mace shtëpiake”.

Ai tha se një mundësi është që krijesa të jetë një mace ekzotike që iku nga ndonjë pronar privat, “por kjo është vetëm spekulim”.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit