23.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Lufta në Gaza/ Rubio paralajmëron Hamasin: Keni shumë pak ditë kohë për të arritur një marrëveshje paqeje

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëruar Hamasin, dhe ka siguruar Izraelin për mbështetjen e palëkundur të SHBA.

Sipas Rubios ekziston një “dritare kohe shumë e shkurtër brenda së cilës mund të arrihet një marrëveshje” midis vendit dhe Hamasit.

Ai theksoi se Hamasi nuk ka më “muaj”, por në vend të kësaj ka “ditë dhe ndoshta disa javë” për të arritur një marrëveshje paqeje.

I pyetur nëse një veprim diplomatik ishte ende i mundur, Rubio tha se SHBA-të do të donin që Hamasi të ulte armët dhe të lironte pengjet, por një “operacion ushtarak konciz” mund të jetë i nevojshëm për të eliminuar grupin.

Rubio po viziton gjithashtu Katarin për të lobuar te shteti i Gjirit që të vazhdojë ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit, pasi Izraeli kreu sulme kundër udhëheqësve të Hamasit të mbledhur për të diskutuar një propozim paqeje javën e kaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit