LSM: Takimi për rritjen e pagës minimale nuk u zhvillua

Në ambientet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot në orën 09:00 nuk u paraqit asnjë përfaqësues i Qeverisë, ndonëse ishte paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në 600 euro neto, me zbatim nga paga e muajit shkurt 2026.

Nga LSM bëjnë të ditur se marrëveshja parashihte gjithashtu edhe rritjen e pagave të tjera për së paku 6.000 denarë, me qëllim zbutjen e problemit të të ardhurave të ulëta me të cilat përballen një numër i madh i punëtorëve në vend.

“ Sot ranë maskat. U konfirmua se rritja e pagave nuk është prioritet – as paga minimale dhe as pagat e tjera”, kanë deklaruar nga Sindikata, duke akuzuar Qeverinë se ditët e fundit ka përhapur dezinformata dhe ka krijuar pasiguri tek punëtorët.

LSM thekson se mungesa e përfaqësuesve të Qeverisë në takimin e paralajmëruar dërgon mesazh negativ ndaj kërkesave të punëtorëve dhe dialogut social.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit