Një tërmet i fuqishëm prej 4.8 Rihter është regjistruar mesditën e së dielës në Turqi, në zonën detare pranë Kastellorizos. Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo persona të lënduar nga tërmeti.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalias dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra./A2news