LAMM: Qarkullimi pa pengesa, apel për kujdes në segmentet malore

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Viniçë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit