11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Kurti: Grupi kriminal që kreu shpërthimin në Liqenin e Ujmanit do të sillet para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas një shpërthimi të ndodhur pranë Liqenit të Ujmanit.

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:30 në zonën e njohur si “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale të liqenit, një ose më shumë persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore, duke dëmtuar dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane.

Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Në reagimin e tij, Kurti ka theksuar se ky incident tregon se stabiliteti në Kosovë nuk i konvenon Serbisë dhe disa shteteve mike të saj.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit