17.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Kryetari i një komune në Bullgari regjistronte shtetas të Maqedonisë në adresë fiktive

Ish-kryetari i komunës së Blagoevgradit, Zhivko Çukarski, e ka pranuar fajin dhe ka arritur marrëveshje me prokurorinë për kryerjen e veprës penale në lidhje me regjistrimin e paligjshëm të qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Nga hetimi është konstatuar se Çukarski ka përgatitur dhe nënshkruar 246 vërtetime për adresë të përhershme të vendbanimit për shtetasit maqedonas, pa qenë ata realisht të pranishëm në fshat dhe pa i dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistrimin e adresës.

Në periudhën 2016-2019 në fshatin Rillci janë regjistruar mbi 4000 shtetas të Maqedonisë. Sipas hetimeve, disa nga regjistrimet e adresave janë bërë në adresa inekzistente, madje edhe në fusha boshe, pa ndërtesa.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit