Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar një Aktakuzë kundër një kompanie nga Kosova me degë në Shkup dhe menaxherit të saj për veprën penale – Kontrabandë, sipas nenit 278 të Kodit Penal, njofton PTHP.
Më 16 janar, shtetasi i akuzuar kosovar tentoi të shmangte kontrollin doganor duke transportuar në kamionin me targa kosovare, i cili po dërgonte mallra për subjektin juridik përmes pikës kufitare Bllacë, gjithsej 48,000 palë çorape që nuk ishin të shënuara në faturat dhe deklaratën doganore. Në kontrollin e kryer, zyrtarët doganorë zbuluan dhe konfiskuan mallrat e padeklaruara me vlerë totale prej 365,280 denarë, thuhet në njoftim.