Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh me rezultat 2-1 pjesën e parë ndaj Sllovakisë në kuadër të playoff-it për Kupën e Botës 2026.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan në minutën e pestë për rezultatin 1-0 falë një goditjeje të saktë me kokë nga qendërmbrojtësi Martin Valjent. Pas golit të pësuar Kosova filloi disi të këndellej dhe shtoi intensitetin e lojës, me ç’rast kjo iu shpërblye edhe me golin e barazimit.

Ishte Veldin Hoxha i cili në minutën e 20-të të takimit realizoi një super gol nga jashtë zonës për rezultatin 1-1.

Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi në minutën e 36-të, por fatmirësisht për Kosovën goditja e Lukas Haraslin u ndal nga shtylla.

Sidoqoftë, i njëjti lojtar u tregua i saktë në minutën e 44-të kur nga gjuajtja e lirë realizoi për rezultatin 2-1. Mbetet të shihet nëse përzgjedhësi Franco Foda do të vendosë për ndonjë ndryshim në pjesën e dytë, ku dihet që kemi opsione të shumta në bankën rezervë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit