Korrektësia e “Safe City”, tërheq edhe vërejtjen për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon dërgimin e SMS-paralajmërimeve për shoferët që evidentohen duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, edhe në rastet kur tejkalimi është minimal.

Siç sqarojnë nga MPB, paralajmërime dërgohen edhe kur automjetet regjistrohen duke lëvizur me 52 km/h në zona ku kufiri i lejuar është 50 km/h. Në këto raste nuk shqiptohet gjobë, pasi bëhet fjalë për shpejtësi brenda pragut të tolerancës ligjore, ndërsa mesazhet kanë karakter parandalues dhe edukativ.

Nga MPB sqarojnë se këto mesazhe kanë karakter preventiv dhe nuk shoqërohen me gjobë, ndërsa synimi është rritja e sigurisë në komunikacion dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve në trafik./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit