13.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Komisioni mblidhet më 20 tetor, intervistat për gjykatësin e ri në Strasburg do të zhvillohen në prani të vëzhguesve

Më 20 tetor  Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të vendit për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të mbajë  mbledhje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese. Në njoftim për media thuhet se pas mbledhjes, do  të realizohen intervistat që do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe frënge.

“Për shkak të rritjes së transparencës në procesin për zgjedhje të kandidatëve për gjykatës në Strasburg, Komisioni vendosi që intervistomi të realizohet para vëzhguesve të pavarur. Janë thirrur përfaqësues nga organizata joqeveritare “Koalicioni të gjithë për gjykime të drejta” dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Më 8 tetor Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut  në seancën e dytë që u mbajtë në Strasburg përcaktoi listën e kandidatëve që do të ftohen në intervistë. Më 14 prill në Gazetën Zyrtare u publikua shpallja për përzgjedhjen e kandidatëve nga RMV-ja për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut  në Strasburg. Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit aktual të Maqedonisë së Veriut në në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg Jovan Ilievski, do të përfundojë në shkurt të vitit 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit