5.8 C
Skopje
Friday, October 3, 2025

Komandanti i ri i KFOR në Kosovë/ Misioni i NATO-s do të drejtohet nga turku Ozgan Ullutash

Minisioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka ndërruar komandën që për një vit udhëhiqej nga italianët. Nga kjo e premte, misioni paqeruajtës do të drejtohet nga gjenerali turk Ozkan Ullutash, që kthehet për herë të dytë në këtë post.

Komandati në ikje, gjenerali Enrico Barduani ngriti shqetësime për sigurinë në Kosovë, derisa foli për ndikimin e KFOR-it në këtë fushë.

“Ende ka shqetësime për qëndrueshmërinë e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare”, tha Enrico Barduani – ish-komandant i KFOR-it..

Barduani tha se KFOR-I vazhdon ta mbështesë dialogun mes Kosovës e Serbisë, u shpreh se duhet kompromis për të arritur zgjidhje të qëndrueshme.

“Politikanët e mençur duhet të kujdesen për të mirën e popullit te tyre dhe për të ardhmen e vendeve të tyre. Prandaj, ata duhet të jenë të gatshëm për të bërë compromise. Nëse e shohim panoramën e sigurisë ndërkombëtare, jam i bindur se tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për udhëheqje politike për të arritur zgjidhje të qëndrueshme”, u shpreh ai.

E komandanti i ri i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ullutash tha se prioritet mbetet ofrimi i një ambienti të sigurt.

“Si Komandant i KFOR-it, prioriteti im gjatë kësaj periudhe do të jetë të siguroj që misioni i KFOR-it për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt”, tha Ozkan Ullutash – komandant i KFOR-it.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përsëriti se aspiratë e Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe se vendi qëndron krah aleatëve për të siguruar paqe në rajon.

“Sot, në rajonin tonë dhe më gjerë, këto parime janë nën sulm. Shohim shtete që përdorin akte agresioni ndaj fqinjëve të tyre. Shohim udhëheqës që mohojnë edhe të drejtën e fqinjëve të tyre për të ekzistuar. Dhe përballë këtyre kërcënimeve, uniteti dhe vendosmëria jonë duhet të mbeten të palëkundura”, u shpreh Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës.

KFOR-i ka mandat paqeruajtës në Kosovë në kuadër të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Ka kontroll të hapësirës ajrore në Kosovë e është përgjegjës për sigurinë kufitare të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit