13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Gjevgjelisë, Andon Saramandov premtoi mbi 500 punësime të reja

Kandidati për kryetar të Gjevgjelisë, Andon Saramandov, në tubimin para banorëve të kësaj komune, premtoi projekte në fushën e infrastrukturës komunale dhe rrugore, projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor, arsimit, sportit dhe kulturës. Ai shpalosi dy investime të mëdha, që siç tha, do të mundësojnë mbi 500 punësime të reja.

“Realizuam projekte të shumta kapitale, në fushën komunale dhe të infrastrukturës rrugore, projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor, arsimit, turizmit, sportit dhe kulturës… Jam krenar që po vijon realizimi i dy investime në Gjevgjeli , që në periudhën e ardhshme do të mundësojnë mbi 500 punësime të reja, jam krenar që Gjevgjelia po zhvillohet në njësi të suksesshme, moderne dhe urbane… Ndërsa me punën e palodhshme arritëm të realizojmë premtimet për të cilat u obliguam para bashkëqytetarëve tanë në vitin 2021…”, tha Andon Saramandov, Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Gjevgjelinë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit