Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se do ta respektojë çdo vendim të kryeministrit Hristian Mickoski nëse ka rikonstruim të Qeverisë dhe ndërrohet nga resori që e udhëheqë.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ka rikonstruim, a do të mbetet ajo në resorin e arsimit dhe shkencës apo do të kryesojë me ndonjër esor tjetër, Janevska u përgjigj se vendimin për të gjitha propozimet për anëtarë në Qeveri e sjellë kryeministri së bashku me organet partiake.
Siç tha, kryeministri e mban barrën më të madhe për ndryshimet në shtet dhe ka të drejtë të vendosë për ministrat.
“Në këtë pyetje tashmë disa herë jam përgjigjur dhe do të përsëris. Vendi ka kryeministër i cili e mban barrën më të madhe në kurrizin e tij për ndryshimet pozitive të cilat ndodhin dhe fillimisht duhet të ndodhin në Maqedoni. Që këtej, është e drejta e tij e plotë, së bashku me organet e partisë, të vendosë se kë do ta propozojë si qeveri apo kë do ta propozojë si ministër para Parlamentit. Çdo vendim të tij do ta respektoj absolutisht”, tha janevska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para hapjes së konferencës “Shkenca si udhërrëfyes në kohë të ndryshimeve”.





