Ja si renditen për vitin 2026 për nga fuqia ushtarake Shqipëria, Bullgaria dhe RMV

Faqja ndërkombëtare GlobalFirepower.com ka publikuar renditjen vjetore për vitin 2026, e cila vlerëson fuqinë ushtarake të 145 shteteve në mbarë botën. Renditja bazohet në më shumë se 60 indikatorë, përfshirë kapacitetet ushtarake, burimet financiare, logjistikën, teknologjinë dhe faktorët gjeografikë, duke përllogaritur për secilin shtet indeksin e fuqisë (PowerIndex – PwrIndx), përcjell Almakos.

Në listën e publikuar, shigjetat me ngjyra tregojnë trendin krahasues me vitin e kaluar: rritje, stagnacion ose rënie. GlobalFirepower sqaron se ndryshimet në trend nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht dobësim real të kapaciteteve, pasi ndikim kanë edhe përditësimet në metodologjinë e vlerësimit.

Sipas të dhënave:

• Shqipëria renditet në vendin 77, me trend rritës, dhe indeks fuqie PwrIndx 1.7258.
• Bullgaria ndodhet në vendin 62, me trend stabil, me PwrIndx 1.2522.
• Maqedonia e Veriut renditet në vendin 114, me trend rënës, me PwrIndx 2.4956.
• Sllovakia mban vendin 69, me trend rritës, me PwrIndx 1.3911.

GlobalFirepower thekson se formula e saj u mundëson edhe shteteve më të vogla, por më të avancuara teknologjikisht, të konkurrojnë me vende më të mëdha, ndërsa renditja përditësohet çdo vit. Për vitin 2026, në vlerësim janë përfshirë gjithsej 145 fuqi ushtarake botërore./Almakos

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit