Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili sëbashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë mirëpritur shkelqësinë e tij z. Abdullah Muhamed Sheikh me delegacionin e tij të lartë.
Hysni Ismaili takim me z. Abdullah Muhamed Sheikh me delegacionin e tij të lartë.
U bisedua për periudhën e kaluar në marrëdheniet mes dy shteteve si dhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale në të ardhmen. Posaçërisht në fushën e investimeve, turizmit, bujqësisë, lehtësimi i regjimit të vizave si dhe vizita të ndërsjellta në të ardhmen.