19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Hulumtim: Në cilin vit të martesës partnerët fillojnë më shpesh të tradhtojnë dhe pse?

Në hulumtim kanë marrë pjesë 2000 përdorues nga faqja e përmendur. Shtatë për qind e tyre kanë deklaruar se ata ose partneri i tyre kanë filluar të tradhtojnë që në vitin e parë të martesës.

Pesë për qind vendosën për këtë hap në gjysmën e dytë të martesës, 12 për qind në të katërtin, i njëjti numër në të pestin dhe 11 për qind në vitin e gjashtë.

Në vitin e shtatë të martesës, 10 për qind e njerëzve tradhtuan dhe i njëjti numër u vu re në grupin e njerëzve që ishin të martuar për më shumë se shtatë vjet.

Pothuajse gjysma e të anketuarve fajësuan për tradhtinë mungesën e intimitetit në martesë.

Pothuajse një e katërta e njerëzve pretendojnë se të pasurit fëmijë ka prishur marrëdhënien e tyre dhe ka ushtruar presion mbi ta.

Në rezultatet e hulumtimit, më tej thuhet se 16 për qind e të anketuarve e kanë tradhtuar partnerin e tyre sepse janë mërzitur, ndaj kanë dashur të provojnë diçka të re.

Jessica Leona nga Illicit Encounters tha:

“Në botën e sotme me ritme të shpejta, çiftet po hasin probleme martesore shumë më herët se dikur”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit